1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Bukuroshja me origjinë nga Kosova – Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt finalja e konkursit të bukurisë Miss Finland, ku kurora iu dha Sarah Dzafce. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm.

Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova.

Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë.

Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.

Ky nuk është rasti i parë kur Miss Finland ka fituese me origjinë të përzier. Lola Odusoga u kurorëzua më 1996 me baba nga Nigeria, Sara Chafak në vitin 2012 me rrënjë marokene dhe Shirly Karvinen në vitin 2016 me nënë kineze. Triumfi i Sarah Dzafce-s sjell kështu një shembull tjetër të përfaqësimit multietnik në konkurs. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

KY DETAJ ZBULON SE HEIDI LUSHTAKU DHE HAXHI KRASNIQI JANË RIBASHKUAR?

dardanianews

Xhuli çudit me deklaratën, thotë se policët po i kërkojnë stimulues të epshit seksual kur po e ndalojnë në trafik

dardanianews

Kjo është lidhja e Sares së BBVK-së me Noizyn

dardanianews