13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas divorcit të hidhur, Alma Bektashi rigjen dashurinë

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përfol gjerësisht për ndarjen e saj nga bashkëshorti, pas më shumë se dy dekadash martesë. Lajmi u konfirmua nga vetë artistja, e cila rrëfeu se kishte mësuar për tradhtinë nga portalet, ndërkohë që ish-partneri kishte nisur një lidhje me një grua shumë më të re në moshë.

Ajo nuk ngurroi të shprehej se marrëdhënia kishte përfunduar me një shije të hidhur dhe se ish-bashkëshorti nuk kishte më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve të tyre.

Por jeta private e Almes duket se po merr një drejtim të ri.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu kanë konfirmuar se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie, e cila ka nisur prej disa kohësh. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, që nuk është figurë publike.

Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë raportin tërësisht privat. Megjithatë, dëshmitarë të ndryshëm pohojnë se ata janë parë shpesh bashkë nëpër kryeqytet. Duket se Alma ka gjetur sërish paqen dhe stabilitetin emocional.

Related posts

Xheneta e Drenusha bëhen bashkë, kujt po i bëjnë dedikim?

dardanianews

Reagon përsëri Xheneta: Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua

dardanianews

Ditëlindja e parë bashkë s’mund të ishte më e bukur për Sarën dhe Erikun

dardanianews