August 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Bukuroshja me origjinë nga Kosova – Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt finalja e konkursit të bukurisë Miss Finland, ku kurora iu dha Sarah Dzafce. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm.

Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova.

Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë.

Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.

Ky nuk është rasti i parë kur Miss Finland ka fituese me origjinë të përzier. Lola Odusoga u kurorëzua më 1996 me baba nga Nigeria, Sara Chafak në vitin 2012 me rrënjë marokene dhe Shirly Karvinen në vitin 2016 me nënë kineze. Triumfi i Sarah Dzafce-s sjell kështu një shembull tjetër të përfaqësimit multietnik në konkurs. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Burimi ia arrin qëllimit, shtrihet në shtrat me Lelën por e pëson këtë surprizë

dardanianews

Mimoza Mustafa ja kthen të pasmet aparatit, ekspozon trupin si ‘peshk’

dardanianews

Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Jozi jep përgjigjen që s’e prisnit

dardanianews