Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duhet pritur për një ose dy orë, që të votohet për lexim të dytë Projektligji i buxhetit për vitin 2020.
Ajo tha se janë në pritje të rekomandimit nga Komisioni për Buxhet.
Seanca për votimin e buxhetit të Kosovës është thirrur e jashtëzakonshme sot në orën 15:00 për shkak të gjendjes me koronavirus në vend.
Deputetët e Vetëvendosjes iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedural dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që u kundërshtua nga partitë opozitare.
Mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, çka pastaj ngjalli debat mes deputetëve ku opozita kritikoi pushtetin se po e shfrytëzojnë gjendjen e jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u japur mundësi deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.
Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 357 milionë euro.
***
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për ka kaluar në lexim të parë ligji për buxhetin 2020.
Në seancë nuk është duke marr pjesë opozita.
Kuvendi të votojë sonte edhe për leximin e dytë të Ligji për buxhetin 2020