0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Çka po ndodh tani? Trupat ruse qëndrojnë 50 kilometra afër kufirit me Ukrainën

Rusia po vazhdon të barrikadojë forcat ushtarake rreth kufirit me Ukrainën.

Gati gjysma e grupeve luftarake të Moskës e kanë rrethuar kufirin me Ukrainën tanimë në një afërsi prej 50 kilometrave, bënë të ditur zyrtarët perëndimorë të enjten, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

Teksa folën përgjatë një konference, zyrtarët e inteligjencës thanë se Rusia ka “forcë të jashtëzakonshme” në kufirin e Ukrainës dhe ka masën ushtarake mjaftueshëm që ta pushtojë atë.

Përveç grumbullimit të trupave, zyrtarët vunë në dukje ndërtimin e një ure ponton gjatë 72 orëve të fundit, të cilën ata e përshkruan si të pazakontë dhe që bie ndesh me çdo stërvitje të kaluar ushtarake.

Ata gjithashtu vunë në dukje prezencën e tri anijeve shtesë që mbërrijtën në Krime dhe shtimin e automjeteve ushtarake dhe helikopterëve në Valyiuki në Rusinë jugperëndimore, e cila është 25 kilometra nga kufiri i Ukrainës.

Related posts

E rëndë në kopshtin zoologjik! Gruaja hedh vajzën në kafazin e ariut

dardanianews

Zeka: VV ka dhënë paralajmërime, dëshiron luftë civile

dardanianews

Ky është personi që jeton në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi (FOTO)

dardanianews