November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShowbizSport

Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, Rita Ora e Dua Lipa urojnë Ditën e Pavarësisë

Kosova feston sot 14-vjetorin e pavarësisë, e ku për nder të kësaj dite shumë personalitete të suksesshme kosovare janë bërë bashkë në një video për ta uruar këtë ditë.

Në një video të publikuar nga Ministria e Kulturës, shihen yjet e muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa duke e uruar festën e pavarësisë.

“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që i patëm, ato me të cilat përballemi dhe krenaria për identitetin tonë na bën më të fortë se kurrë, teksa i tregojmë botës se kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë. Të dua shumë”, është urimi që Dua Lipa i bën vendlindjes së saj, i pasuar edhe nga ai i Rita Orës dhe personazheve të tjerë.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Krahu i djatht i Putinit jep lajmin e fundit, tregon nëse Rusia do të përdorë armë bërthamore

dardanianews

Pamje nga vendi i ngjarjes, digjet lokali në Prishtinë

dardanianews

“Mego-operacioni i blerjes së votës!”- Sali Berisha publikon videon: 40 mln euro u shpërndanë brenda pak ditësh në Durrës

dardanianews