21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Çka Po Ndodhë? Ia Djegin Veturën Deputetit Të Vetëvendosjes!

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme është raportuar për një veturë me targë të Kosovës të përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Policia tha për “Zërin” se nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër afër veturës që kishte marrë flakë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia përmes një deklaratë.

Para pak minutash është djegur vetura e deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.

Kështu po raporton Gazeta Blic, teksa ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

Related posts

Gazetari pretendon se pa ushtrinë serbe në Bjeshkët e Istogut, publikon pamjet

dardanianews

ALARMANTE: 963 raste të reja e 13 viktima nga Covid 19 në Kosovë

dardanianews

Albin Kurti për testet nga Serbia: Kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar

dardanianews