May 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Çun Lajçi me një rrëfim të padëgjuar, ja çfarë i kishte bërë Agim Veliu në vitin 2002

Poeti Çun Lajçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kritikuar kreun e LDK-së, pasi ky i fundit ka kërkuar që përsëri të kthehet në pozitën e tij, ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Sipas aktorit të njohur, taksa duhet të hiqet, por Veliu nuk duhet të kthehet në postin e tij.
Madje, Lajçi ka rrëfyer edhe një përvojë personale me ish-kryetarin e Podujevës, gjatë fushatës së vitit 2002, kur atë botë nuk e kishte lejuar Veliu të përformonte.
shkrova Albinit, për veprimin e tij ( që ty po të duket i njianshëm) për Agimin, dhe e luta që për hirë të situatës me virusin, ta tërheq vendimin, e t’vazdoni ta menagjoni situatën.
Por, sonte u lexua letra jote e re, nji ultimatum për Albinin:
“Ta ktheni Agimin e ta heqni taksen”
Po Isë
Taksën e përbiva, por Agimin jo! Ai asht i randë n’vagë e hijerandë n’parti! Por larg engjullit e gjeniut, që t’mos zavëndësohet, përveç, nëse s’ta ka nxanë bishtin me derë ty, e shumë të tjerve aty!
A din pse po ta them këtë?
Sepse me 2002-tën, erdha me eskortën e Ibrahim Rugovës n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vet Ibra, me recitua poezinë
” Kokën lartë shqiptari im” e Vjollca Buçaj me këndua.
Dhe çka ndodhi?
– Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori. Agim Veliu m’tha kështu!
Vjollca Buçaj, u tmerua.
– A jeni n’mend i tha? Rugova e ka caktua?
N’Obiliq i recitoi Presidentit dhe n’eskortën e tij erdhi këtu!
– Këtu recitojnë ata që thotë Agimi, ia ktheu!
Mua m’erdhi keq me ia thanë Rugovës, sepse s’deshta me ia prishë fushatën, dhe n’këmishë e klinda ( siç kisha ardhë nga Obiliqi) u ktheva me autobus n’Prishtinë!
Po Isë, po!
Për herë t’parë po deklaroj, kush asht Agimi, për t’cilin ti po e prishë kualicionin, n’kohën e vdekjeve!
A s’asht ma shumë se marre Isa Mustafa!

Dardani, 20.03.2020

Related posts

Florjan Binaj, Ogerta Manastirliu, Arlind Qori, kandidatët për Bashkinë Tiranë. Kë do votoni?

dardanianews

Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

dardanianews

A do të jetë ngrënia e insekteve, çelësi për zgjidhjen e problemit të urisë në botë?

dardanianews