20.4 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dalin pamjet: Si u sollën për herë të dytë dosjet e Speciales në zyrat e OVL të UÇK’së

Kryetari i OVL të UÇK’së, Hysni Gucati në një konferencë për media tha se dokumentet e pranuara janë deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre. Madje ai tha se personi i cili i solli ato iku si rrufeja, aq shpejtë sa nuk arritën ta shihnin kush ishte.

Pas kësaj, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradian ka publikuar edhe një video nga ambientit e zyrës, ku shihet edhe personi në fjalë që solli këto dokumente.

Haradinaj tha se ai ishte mysafiri i radhës, apo ndryshe ‘Rrufeja II për dhomat e specializuara”.

“E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer krime”,deklaroi Gucati gjatë konferencës.

 

Related posts

Kërcënohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

dardanianews

Gjenden në 400 metra lartësi, pushuesit paguajnë 450 dollarë për një në natë – trendi i kabinave të varura në shkëmbinj

dardanianews

Parashikimet e Baba Vangas që tmerruan njerëzimin

dardanianews