16.1 C
New York
April 21, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Rada Trajkoviq pas marrëveshjes së Uashingtonit: Tërmet i madh politik për Vuçiqin

Politikanja serbe nga Kosova Rada Trajkoviq ka vlerësuar se marrëveshja e nënshkruar në Uashington paraqet “tërmet të madh politik për Vuçiqin”.

Trajkoviq, në një bisedë për televizionin N1, ka thënë se “vendime të cilat i ka nënshkruar se do t’i zbatojë e çojnë në konflikt para së gjithash me Kinën, po edhe me Rusinë në njëfarë mënyre, por në mënyrë eksplicite me Kinën. Ai ka pranuar obligimet e shtetit amerikan vetëm për t’ia zgjatur vetes jetën politike”.

Ajo mendon se “ShBA-të do të japin kredi dhe do të marrin monopolin në atë që është ndërtim nëpërmjet kredive”.

“Përdnryshe, askush nuk na jep falas. E dimë se me investimet kineze kemi fituar edhe fuqinë punëtore problematike kineze, kjo është një pako e cila ndikon në depërtimin e fuqishëm të Kinës në Evropë, natyrisht që Trumpi, si president i Amerikës, prioritet të parë ka që kjo bankë për zhvillim ta përjashtojë Kinën si shtet nga projekti”, ka thënë ajo.

Si pas Trajkoviqit, me nënshkrimin në Uashington “të gjitha tregimet dhe tentimet e shqiptarëve që në një mënyrë të caktuar të flasin për përkatësinë e manastireve dhe kishave është anuluar” dhe se më e rëndësishmja për serbët është se “faktikisht me këtë nënshkrim dhe pranimin e Amerikës, nuk mund të marrin vendim për rrezikimin e zonës përreth manastirit të Deçanit”.

 

Related posts

Ky test i gjakut mund të identifikojë mbi 50 lloje të kancerit

dardanianews

(E përditësuar) Ky është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve nëpër krejt Kosovën

dardanianews

Arrin në 35 numri i të prekurve me koronavirus në vend

dardanianews