13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Degradon situata në “Ferma VIP”, Fabiola i drejtohet Arbanës live: Po, ku*kë (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP”, është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live.

Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas shpalljes së rezultatit. E pranishme në studio, partnerja e Adionit reagoi ashpër, duke iu drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, në momentin kur kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë.

Fabiola ishte ajo që do hakmerrej, jo ndaj fermerëve, por ndaj vetë moderatores duke e cilësuar “kuçkë”, teksa Arbana po i bënte thirrje që të qetësohej.

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe mungesën e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Për më shumë ndiqeni videon:

https://www.facebook.com/watch/?v=3546028432228851

Related posts

Sipas Krisës, fituesi ka vetëm një emër…

dardanianews

Xhensila Myrtezaj publikon për herë të parë fotot e djalit, ka një mesazh për Besin

dardanianews

Lumbardhit do t’i plas zemra, Kaderi fillon takimet me ish-banorin e Bigut të Kosovës – sa bukur po duken bashkë

dardanianews