Georgina Rodriguez ka reaguar pasi fotot e saj me kostum banje shkaktuan një valë reagimesh dhe komentesh negative për pamjen e saj. Influencerja tha se vlera e një personi nuk mund të varet nga pamja fizike apo nga opinionet e të panjohurve.
Pasi ndau sërish foto duke pozuar me bikini, përfshirë edhe fotot “kontestuese” për të cilat u kritikua, Georgina vendosi t’u përgjigjet mesazheve negative për trupin.Siç transmeton KohaNews se ajo ka shkruar: “Trupi im do të ndryshojë, siç ndryshojnë trupat e të gjitha grave. Dhe shpresoj të vazhdojë të ndodhë edhe shumë vite, sepse kjo do të thotë se jam ende gjallë. Jam nënë e gjashtë fëmijëve të mrekullueshëm, tre prej tyre vajza që një ditë do të bëhen gra të bukura. Dhe nëse ka një gjë që dua t’u mësoj – bashkë me Crisin, për të cilin jam thellësisht krenare për vlerat që përfaqëson si baba dhe si burrë – është se vlera e një personi kurrë nuk mund të varet nga pamja fizike apo nga mendimet e të panjohurve”.Ajo theksoi se “doza e vogël e psikologjisë pozitive” që çdo ditë përpiqet t’ua përcjellë fëmijëve, e ndihmon edhe vetë të mbetet në rrugën e duhur në një botë plot fantazi.“Ditët e fundit pashë gjithfarë komentesh për disa foto të mia në jaht. Disa komentojnë trupin tim, të tjerë më mbrojnë. Fola me Crisin dhe i thashë: ‘ shqetësohem që tani më quajnë e trashë, sepse jetoj nga imazhi im’. Ai m’u përgjigj: ‘Ti nuk jeton nga imazhi yt. Ti jeton nga ajo që je. Një grua perfekte. E mrekullueshme, me trup fantastik, nënë, njeri i mirë, e suksesshme dhe grua që jeton jetën me dashuri. Çfarë më shumë mund të dëshirohet? Normale që të kanë zili’”, ka ndarë më tej Georgina.Ajo shtoi se të gjithëve na duhet dikush që të na kujtojë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme.“Qesharake që kjo ndodh çdo verë. Çdo vit trupi im sërish del në lajme. Pastaj pyes veten… ku është standardi? Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A vërtet ende mendojmë se lumturia ka masë? Ushtrohem sepse më bën të lumtur. Sepse jam e pasionuar. Sepse ajo një orë në palestër është një nga momentet më të mira të ditës sime. Më sjell shëndet, qetësi, disiplinë, energji dhe mirëqenie. Kurrë nuk ka qenë betejë për të dobësuar; ka qenë gjithmonë mënyrë për t’u kujdesur për veten”, ka thënë ajo.Në fund ka theksuar se i do linjat e saj dhe lirinë për të jetuar në trupin që vetë e zgjedh.“Për mua, suksesi i vërtetë kurrë nuk ka qenë përshtatja me një standard që askush nuk e di kush e shpiku. Suksesi i vërtetë është jeta në paqe. Të rrethohesh me njerëz që i do. Të shijosh familjen dhe miqtë. Të kujdesesh për shëndetin. Të qeshësh. Të mësosh”, ka përfunduar ajo.

