August 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deklarata skandaloze e Haki Abazit: I krahason Thaçin e Mustafën me kriminelin Milosevic që vrau mijëra kosovarë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një deklarate skandaloze, i ka krahasuar Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, me kriminelin serb Slobodan Milosevic që vrau mijëra kosovarë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Thaçi e Mustafa po vjedhin demokracinë, njësoj siç bënte dikur sipas tij, Milosevici.

“Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë.

Në demokraci nuk ka vend për centrifugë.

Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?.

Related posts

ShBA-ja pritet t’i shesë Turqisë dhjetëra motorë për aeroplanin ushtarak turk “Kaan”

dardanianews

Turqia theyn rekord botëror, prodhon helikopter pa pilot

dardanianews

Shefqet Krasniqi pyetet për “BBVK”: Mos m’i përmen ata dreqën t’larëm

dardanianews