15.7 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
LajmeSociale

Denoncon shqiptari nga Italia: Pa i dhënë shkak, dentisti italian flirton me mesazhe me gruan time

Një qytetar shqiptar që jeton në Itali ka kërkuar ndihmë përmes një mesazhi drejtuar stafit të JOQ, duke treguar një situatë shqetësuese që po kalon me familjen e tij. Ai tregon se, pavarësisht se ka ndërtuar familjen me shumë sakrifica dhe është babai i dy fëmijëve, një dentist italian që po kujdeset për rregullimin e dhëmbëve të vajzës së tij ka nisur të ndërhyjë në mënyrë të papërshtatshme në jetën familjare.

Sipas tij, dentisti i ka dërguar mesazh privat bashkëshortes së tij, megjithëse kishte kontaktet e të dyve dhe asnjëherë nuk i ishte kërkuar ndihmë apo shoqërim për në Romë, ku ndodhet klinika dentare. Qytetari thekson se familja e tij ka mjetet e nevojshme dhe vetë mundësinë për të shoqëruar vajzën, ndaj ndërhyrja e dentistit ishte e paarsyeshme dhe e papranueshme.

Ai rrëfen se pasi e telefonoi për t’i kërkuar llogari, dentisti iu përgjigj me të qeshur duke thënë: “Epo ja, e provova, kujtova se mos ti nuk ndodhesh në shtëpi.” Kjo përgjigje i ka lënë të tronditur si atë ashtu edhe bashkëshorten, duke e konsideruar sjelljen e tij një mungesë totale respekti ndaj familjes së tyre.

“Pershendetje stafi i JOQ, ju shkruaj nga Italia. Ju lutem, kam nevojë për një ndihmë nga ju. Jam babai i dy fëmijëve dhe e kam ndërtuar familjen time me shumë sakrifica. Ndërkohë, në familjen time ndërhyn një italian dhe pa asnjë lloj frike apo problemi i dërgon mesazhe gruas time. Ky është një dentist që po kuron vajzën time nga dhembët. Mirëpo, duke pasur dy numrat e telefonit, edhe timin dhe të bashkëshortes, ai dërgon një mesazh tek numri i gruas time që është i pa tolerueshëm. Ndërkohë, as unë, as nusja ime, nuk e kishim nevojë për dikë që të na shoqëronte deri në Romë. Bile, jemi tre persona të familjes që kemi makina në dispozicion për të shoqëruar vajzën time deri te dentisti në Romë dhe neve dentisti i Romës na ka dërguar lokacionin ku duhet të shkojmë, kurse ky punonjësi na dërgon mesazh në privat nuses time. Pasi e telefonoj këtë person dhe i them që ne nuk të kemi kërkuar gjë ndihmë, ai më përgjigjet me të qeshur: “Epo ja, e provova, kujtova se mos ti nuk ndodhesh në shtëpi.” Jemi ndjerë shumë keq, unë dhe gruaja”, shkruan qytetari.

Related posts

Arrihet marrëveshja Trump-Putin për paqen në Ukrainë, Presidenti rus: Të mirëpritet nga BE dhe Kievi!

dardanianews

Intrigat kundër emrit dhe veprës së heroit Sali Çekaj.

dardanianews

Në 19 vjetorin e vrasjës tinzare të Heroit të Demokracisë, Ismet Rraci

dardanianews