10 C
New York
May 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ekziston asnjë lloj mosmarrëveshje mes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurti.

Para disa ditëve, është raportuar se raporti në mes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit ka një përçarje, por këto raportime të medieve Bislimit po iu duken si të ‘paskrupullta’, pavarësisht asaj që Konjufca nuk mori pjesë në mbledhjen e fundit të partisë së tij dhe se nuk ka mohuar këto raportime.

“Z. Konjufca nuk ka qenë në mbledhje, nuk janë kanë edhe 7 të tjerë, nuk i di se nuk raportojnë të unë pse nuk vijnë ose s’paku nuk më raportojnë mua, është kurth që po dojnë me ra disa media. Nuk kanë qenë kurrë më të ngushta dhe të mira”

“As pikë e parë e mosmarrëveshjes nuk ekziston, është pjesë e fushatës të paskrupullt  që po bëhet, por faktikisht po na ndihmon neve”, ka thënë me gjysmë zëri Bislimi në KTV.

Related posts

Fotografia prekëse e luftës në Kosovë ka pushtuar botën: 30 orë ecje me vëllanë e vogël në krahë

dardanianews

Ish- Presidentja, Atifete Jahjaga sjell një foto ndryshe prej herave të tjera

dardanianews

Të gjitha vendimet që mori sonte Gjermania lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

dardanianews