Deputeti kanadez, nga radhët e Partisë Konservatore, Kyle Seeback, ka shpërndarë një video të tij në rrjetin social “Facebook”, duke uruar Kosovën në gjuhën shqipe më rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Deputeti gjatë fjalimit të tij tha se rruga e Kosovës drejt pavarësisë nuk ka qenë e lehtë, dhe dhjetëra mijëra shqiptarë u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u bënë refugjatë gjatë luftës për liri në vitin 1999.
Ai ka treguar edhe faktin se si Kanadaja ka marrë 7000 refugjatë gjatë Luftës në Kosovë, ndër ta edhe e fejuara e tij dhe familja e saj.
Tutje ai ka thënë se Kanadaja është një nga shtetet e para që ka pranuar Pavarësinë e Kosovës.
Në fund kanadezi shpreh urime shtetit dhe popullit të Kosovës në gjuhën shqipe, “Të gjithë kanadezëve kosovarë u them urime Dita e Pavarësisë”.

Megjithatë, Republika e Kosovës gjithmonë e ka pasur mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj.
Njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë.
Të gjithë kanadezëve kosovarë u them urime Dita e Pavarësisë.” /Lajmi.net/