9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dhunimi i 22-vjeçares keniane në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë takim me shefin e komisariatit

Përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në komisariatin nr. 1 për të marrë informacion në lidhje me hetimet për dhunimin e 22-vjeçares e njohur me emrin Joy.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, përfaqësuesit janë në takim me shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre.

Kujtojmë se 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që  e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi I saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.

Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ndërsa e reja punonte në një kazino të Tiranës.

 

Top Channel

Related posts

MSh’ja publikon videon se si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

dardanianews

Rrëfimi për luftën e Koshares: Si u tërhoq trupi i Sali Çekut tre ditë pas vrasjes

dardanianews

Vrasja e Liridona Ademajt, a u ftua “kumbara” Behgjet Pacolli për intervistim nga Prokuroria?

dardanianews