November 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Do arrestohen të tjerë për vrasjen e Liridonës, Naimi kërkonte lekë borxh!”, Milaim Zeka bën deklaratën e fortë

Miliam Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridonës, ku ka treguar se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

“Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të t’i kthej 8 mijë”.

Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?”.

Miliam Zeka paralajmëroi se për këtë dosje do të ketë arrestime të tjera. “Unë flas ato që di për hetuesit dhe lajmi i ditës është që do të ketë arrestime të reja rreth rastit të Liridonës”- ka përfunduar ai.

 

Related posts

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, pjesë e përpjekjeve të NATO-s në Evropë për të siguruar që aleanca të jetë gati për kërcënime

dardanianews

Publikohet rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne…

dardanianews

Në 19 vjetorin e vrasjës tinzare të Heroit të Demokracisë, Ismet Rraci

dardanianews