16.5 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
LajmeSport

“Shqiptari” Abazoviç “do jem në stadium duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë”

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazović, në një deklaratë për RTS (Radio-Televizionin e Serbisë), ka bërë të ditur se do të ndjekë ndeshjen e sotme mes Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 në stadium, duke shprehur mbështetjen e tij për Serbinë.

Abazoviq e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviq.

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës.

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviq.

Related posts

I shoqi dhe vjerri drejt burgut, Armina jep lajmin: Së shpejti më shikoni në television

dardanianews

Heroi i panjohur u hodh nga 25 metra lart në ujë dhe shpëtoi foshnjen që ra nga makina

dardanianews

“Me sa duket Serbia po përgatitet për luftë”, ekspertët zbulojnë taktikën ruse për ta hutuar Amerikën

dardanianews