14.4 C
New York
May 6, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Dokumente/ Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt publikon faktet për FARK-un – këta ishin komandantët e parë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, në njërën nga emisionet në Kosovë, ka thënë se FARK-u nuk ka ekzistuar.

Edhe ata që thonë se kanë qenë në FARK gënjejnë, se ska pas FARK fare. FARK-un mund ta ketë pasur në zemër por në emblemë, në uniformë kanë qenë me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse dikush mendon tash pas luftës me dalë njësi të tjera është çështje e interesave e politikave ditore”, ka deklaruar Faton Klinaku.

E në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Faton Klinakut i është kundërpërgjigjur me fakte Saim Tahiraj, veprimtar i hershëm i LDK-së në diasporë dhe e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt. Ai thotë se Klinaku po e vazhdon urrejtjen patologjike, urrejtje kjo e ndërtuar nga LPK-ja.

Image

Për të u deklaruar se a ka pasur FARK apo jo, së pari duhet kuptuar dhe zbërthyer këtë emërtim. Ky dallkauk jo vetëm që nuk e kupton por urrejtja që ka ndaj këtij institucioni ushtarak, më të lartit shtetërorë dhe drejtueseve të tij e detyron të jap deklarata të tilla të ulëta. Kjo urrejtje patologjike është vazhdimësi e kursit që ndërtoi LPK që nga vitet e 90-ta, i cili futi përçarjen më të madhe në historinë më të re të Kosovës. Historia më tragjike që qoj në vrasjet politike, të cilat edhe sot e tutje rënkojnë mbi supet e kombit me plagët e rënda që nuk po kanë shërim!”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Related posts

Abdixhiku: 18 ekipe të pastrimit janë në terren, pastërtia e rrugëve është obligim edhe në kohë pandemie

dardanianews

Lajmi i mirë vjen nga Gjermani: Nga 20 prilli planifikohet dalja nga izolimi

dardanianews

Kaq”sexy” është bërë vajza e Mimoza Mustafës

dardanianews