November 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Donika Gërvalla tregon nëse Vjosa Osmani dhe Lista e saj do t’i kthehen LDK’së

Donika Gërvalla thotë se nuk ka asnjë mundësi që Vjosa Osmani dhe Lista e saj të rikthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas humbjes së LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, i pari i LDK’së, Isa Mustafa njoftoi dorëheqjen por kjo nuk e bind Gërvallën se LDK do të reformohet.

“Ai (Mustafa) nuk ka dhënë dorëheqje. Ai tha se në Kuvendin e ardhshëm do të ofrojë dorëheqjen si kryetar i LDK’së. Sepse nuk duan të japin nga dora mundësinë për të manipuluar Kuvendin e ardhshëm zgjedhor”, tha Gërvalla për KTV’në.

Çfarë ka ndodhur është përsëri një tentim për mashtrim, për t’i përgatitur zgjedhjet e ardhshme dhe për të instaluar pikërisht persona për të cilët janë të bindur që nuk kanë për të pasur asnjë kundërshtim”, theksoi ajo.

“Nuk ka asnjë hapësirë për ne në kuadër të LDK’së . Unë kam dalë e zonjën Osmani e kanë nxjerr me zor nga LDK’ja. Zonja Osmani nuk e ka lëshuar LDK’në por e kanë përjashtuar si frikacakë, si qyqarë. E kanë përjashtuar me do votime me email”, theksoi Gërvalla.
“Është tërësisht e pamundur. Për katër vitet e ardhshme ne do të qeverisim me listën e VV’së si partnerë”, shtoi ajo.

 

 

Related posts

Brenda Veriut të Mitrovicës, Albini dhe Vjosa përshëndeten me shqiptarët

dardanianews

Nga Nexhat Rexha: Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!

dardanianews

Tadiq: Pas vrasjes së Gjingjiqit dhe Ivanoviqit, njerëzit e Sheshelit synojnë Trajkoviqin, Vuçiq është ndjekës i ideologjisë së tij

dardanianews