8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Drashkoviç boton ditar: “Millosheviçi propozonte Kosova të jetë si Hong Kongu – Collin Powell na tha Kosovën e keni humbur përjetësisht më 1999”

Ish-politikani famëkeq serb, Vuk Drashkoviç, ka botuar një ditar ku shkruan për bisedat e tij me Sllobodan Millosheviçin, ku pohon që ky i fundit të ketë propozuar që “Kosovën t’ua bëjë koncesion amerikanëve për 50 vite” si dhe që “dëshironte që Kosova të jetë si Hong Kongu”, raportoi mediumi serb “Kurir”.

Drashkoviç shkruan se në vitin 1999, Millosheviç e kishte thirrur atë i bindur se përmes kontakteve të tij do të mund t’i parandalonte bombardimet e NATO-s.

Në bisedimet për të hyrë në qeverinë e Millosheviçit, Drashkoviç thotë se këtij të fundit i ka thënë se “besoj se duhet të ulemi me Ibrahim Rugovën, pa kushte dhe kudo”, teksa thotë se Millosheviç i ishte përgjigjur se “pranoj çfarëdo bisede, edhe në Mars, por Kosovë nuk ua japim”.

Vuk Draskovic (L), Serbian opposition leader meets Serbian President Slobodan Milosevic (R) in Belgrade, Serbia, Yugoslavia, 01 January 1993 EPA/STRINGER

Në këtë bisedë, Drashkoviç pohon t’i ketë thënë Millosheviçit se “jam në favor që Kosova të merr nivelin më të lartë të autonomisë”.

Në bisedë e sipër, Drashkoviç thotë se përgjigja e Millosheviçit ka thënë se “do ta nënshkruaj…Mes nesh, mbase duhet t’i japim amerikanëve koncesion mbi Kosovën për 50 vite. Që Kosova të jetë siç ka qenë Hong Kongu”.

Përveç kësaj, ish zv/kryeministri i qeverisë së Millosheviçit, Vuk Drashkoviç thotë se në atë takim i ka thënë atij se për të ndaluar bombardimet, “duhet të mos dërgojmë banditë në Kosovë, të respektojmë marrëveshjen me Riçard Hollbrukun, të mos e kërcënojmë Uilliam Uokerin dhe OSBE-në, si dhe t’ia mbyllim gojën Sheshelit”.

Më tej Drashkoviç shkruan edhe për takimin e tij në vitin 2004 me Sekretarin ameirkan të Shtetit, Collin Powell.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Collin Powell

Aty Powell ia pren shkurt teksa ai flet për Kosovën. “Zoti Drashkoviç, Kosova ka shkuar”, i thotë Powell derisa Drashkoviç flet për “më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”.

“Ai buzqeshi. Dhe tha se me Rezolutën 12/44 në Këshillin e Sigurimit, shteti i Serbisë ‘e humbi Kosovën përjetësisht’”, ka shkruar Drashkovç.

Related posts

Nga Osman Ferizi: Pushtetar, pushtues….

dardanianews

Efi këshillohet të bëjë këtë veprim që t’ia kalojë Kiarës

dardanianews

Historia e trishtë e Tan Brahimit: Bëri aksident dhe i humbi të dy prindërit

dardanianews