4.2 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
LajmeShkencë

Dredhza Braina fiton çmimin ndërkombëtar “Global Cybersecurity Woman of the Year”

Ekspertja kosovare e sigurisë kibernetike, Dredhza Braina, është shpallur fituese e çmimit “Global Cybersecurity Woman of the Year”, në kategorinë “Barrier Breaker”, duke u renditur e para në botë për kontributin dhe ndikimin e saj në këtë fushë.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Braina falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj, duke theksuar se ky çmim i përket jo vetëm asaj, por çdo njeriu që ka thyer barriera dhe nuk është ndalur përballë sfidave.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur, kanë thyer heshtjen e kanë thyer barrierat,” shkroi ajo.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për organizatorët dhe anëtarët e jurisë që e vlerësuan, si dhe për krijimin e kësaj platforme që fuqizon gratë në fushën e sigurisë kibernetike.

“Ky nuk është fundi i rrugës, por vetëm hapi i radhës. Nuk do të ndalemi këtu!” – theksoi Braina, duke e ndarë suksesin me të gjithë bashkëkombësit e saj.

Kjo arritje e vendos Kosovën në hartën e inovacionit dhe sigurisë kibernetike në nivel global./KultPlus.com

 

Related posts

Edi Rama: Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm

dardanianews

“Kush nga kush është vrarë”/ LDK nuk arriti ta zbardhë asnjë vrasje të intelektualëve të saj, analistët kanë një thirrje

dardanianews

Po sillnin armë në Kosovë, pamje nga beteja ku ra heroikisht Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

dardanianews