15.3 C
New York
October 8, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që nga java e ardhshme, raportoi të mërkurën gazeta New York Times, duke iu referuar burimeve pranë zhvillimeve diplomatike.

Takimet do të jenë të njëpasnjëshme dhe kanë për qëllim përshpejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se më herët gjatë javës, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, zhvilloi një takim të cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin. Pas këtij takimi, Trump pati një bisedë telefonike me Zelenskyn dhe më pas informoi aleatët evropianë për zhvillimet më të fundit.

Këto lëvizje vijnë në një moment kyç, kur diplomacia ndërkombëtare është intensifikuar në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit ruso-ukrainas, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar gjithashtu vendosjen e mundshme të sanksioneve të reja ndaj Rusisë./Panorama.com

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit: Gjeneratë pas gjenerate keni punuar për Serbinë

dardanianews

TRAGJEDI NË ANIJEN EMALLKUAR ME “HANTAVIRUS” : VDES OFICERI GJAT OPERACIONIT TË RREZIKSHĚM

dardanianews

ARUSHA HA 3 MIJË EURO MJALTË NË MAREC

dardanianews