16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

E BUJSHME! Joz Marku merr POSTIN E RENDESISHEM në BBVA5?

Një lajm surprizë po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania 5”, që pritet të nisë më 20 dhjetor.

Burime të ndryshme aludojnë se këngëtari Joz Marku mund të jetë një nga opinionistët zyrtarë të këtij sezoni.

Edhe pse nuk ka përvojë të mëparshme në dhënien e opinioneve, Jozi i njeh mirë dinamikat e formatit si ish-banor i “Big Brother VIP 4”.

Ai ishte një nga personazhet më të komentuar të atij edicioni, së bashku me fituesin, Gjestin.

Publiku e mban mend mirë jo vetëm për zërin, por edhe për incidentin e bujshëm gjatë eliminimit, kur goditi me shpullë Gjestin pas një provokimi te dera e daljes.

Mbetet për t’u parë nëse ky zë do të konfirmohet dhe si do të pritet rikthimi i tij në ekran në një pozicion kaq të rëndësishëm.

Related posts

Xhensila në super formë, publikon video nga fitnesi

dardanianews

Kujdes nga këto femra, janë tejet misterioze dhe ”të rrezikshme”

dardanianews

Largimi i papritur nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Drini Zeqo

dardanianews