27.4 C
New York
July 29, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

E FUNDIT – Reporteri: Albin Kurti po përgatitet ta propozojë Haki Demollin e LDK-së për President

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta sfidojë LDK-në deri te propozimi i një anëtari të kësaj partie për President të Republikës. Fjala është për Haki Demollin e LDK-së, i cili ka qenë ministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Demolli është edhe profesor i Universitetit të Prishtinës, në të njëjtin fakultet ku asistente është Vjosa Osmani.

Dy burime të gazetes online Reporteri brenda udhëheqjes së Vetëvendosjes, kanë konfirmuar se Demolli është emri i Albin Kurtit për President konsensual, sipas kritereve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, që të propozohet dikush që nuk është në kryesi të partive, që nuk ka profil të lartë partiak dhe që është përbashkues.

Related posts

“Mosmirënjohës”, si Mao Ce Duni e flaku Enver Hoxhën pas kërkesës për…! Letra e panjohur që ish-diktatori i dërgoi udhëheqësit kinez!

dardanianews

Majko reagon pas fyerjeve të Vulinit ndaj shqiptarëve

dardanianews

“Njerëzit kanë derdhë gjak…”, Gazmend Halilaj zbulon të fshehur në arkivë të Prokurorisë një rast të vrasjes së rëndë

dardanianews