8.6 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

E fundit: Sulmohet Moska!

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në Moskë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar dy ndërtesa dhe është mbyllur për pak një prej aeroporteve të qytetit.

Fluturimet e planifikuara për realizim në Aeroprtin Vnukovo, janë ridrejtuar më pas për në aeroportet tjera.

Droni është rrëzuar në rajonin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë janë neutralizuar, por janë përplasur nëpër objekte, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria e ka cilësuar aktin si “tentim për sulm terrorist”, i cili është “penguar”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka thënë se një person është plagosur.

Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar për përfshirje në incident dhe rrallë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se fasadat e dy ndërtesave janë dëmtuar ndjeshëm.

Moska, qytet rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ka qenë rrallë shënjestër e sulmeve, prej kur Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Mirëpo Rusia e ka akuzuar Ukrainën për nisje të një morie sulmesh me dronë në territorin e saj muajve të fundit, përfshirë disa në kryeqytet. /REL/

 

Related posts

Për herë të parë botohet një ditar i plotë – Ditari i paqes

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Vitia miraton kërkesën për largimin e orës policore

dardanianews

Banorët e Prishtinës duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, prej sot e deri të premten

dardanianews