May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LAJMI I FUNDIT: Vitia miraton kërkesën për largimin e orës policore

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes, raporton Gazeta Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

 

Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00.

“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi./GazetaExpress/

Related posts

Sonte në Përputhen përballja ‘bombë’ e ish-çiftit nga sezoni i kaluar

dardanianews

Judah ia kthen deputetit ukrainas: Serbia nuk mund ta pushtojë Kosovën sepse NATO është atje

dardanianews

Tragjedi para dasmës, fëmija mbytet në pishinë pasi çifti po bënte përgatitjet e fundit

dardanianews