24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“E gjeta të varur në mëngjes” – rrëfimi tronditës i Edona James për partnerin e saj që bëri vetëvrasje

Edona James ka vazhduar të sjell rrëfime nga jeta e saj private, duke shpalosur detaje edhe nga marrëdhëniet e saj me ish-partnerët.

Së fundmi, transgjinorja në një bisedë me disa prej banorëve, ka treguar për një rast të rëndë që i kishte ndodhur.

Edona zbuloi se në moshën 20 vjeçe ishte në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballoj, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndje zemra”, tha Edona.

E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardh në shtëpi tash do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua, ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”, u shpreh tutje ajo.

Ndërkohë, kujtojmë që Edona në rrugëtimin e saj në BBVK ka fituar zemrat e publikut duke u zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar. /Telegrafi/

Related posts

Bebe Rexha ka dy fjalë për ata që e quajnë të trashë

dardanianews

Avokatja shqiptare ‘djeg’ Instagramin me foto provokuese

dardanianews

FOTO/ Gjesti i tha se nuk e pëlqente nishanin e saj, Egli Tako tenton ta heqi

dardanianews