December 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

(E përditësuar) Ky është linku ku mund ta ndiqni live numrin e votuesve nëpër krejt Kosovën

32.38 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani sipas të dhënave të fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përditëson në vazhdimësi.

Sipas të dhënave më të fundit, 578.670 qytetarë kanë votuar deri tani.

Të dhënat e fundit të KQZ’së mund t’i gjeni KËTU.

Ora 15:25 – Sipas të dhënave të KQZ’së, që po gjenerohen vazhdimisht, deri në këto momente kanë votuar 32.24 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, raporton Gazeta Express.

Sipas këtyre të dhënave, deri tash, kanë votuar 553.407 veta. Përditësimet e fundit janë KËTU.

Këto të dhëna tregojnë se numri me i madh i qytetarëve që kanë dalë të votojnë është në komunat me shumicë serbe. Ndërkaq, përqindje më e vogël e votuesve është regjistruar në komunat si Dragashi, Gjakova, Skenderaj.

Ora 13:19 – Sipas KQZ-së, vetëm 8.30 për qind ose 145.650 votues nga numri i përgjithshëm 1 milion e 794 mijë e 862, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, jehona e votuesve deri në orën 11:00 ishte 174 mijë e 669 votues ose 9.64 për qind.

“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

Numri i votuesve live

 

 

Related posts

Gjatë xhirimit, shembet asfalti në Kamenicë, pamje si në filma

dardanianews

Si iu mbijetoi pesë tentativave për vrasje Vladimir Putin?

dardanianews

Radhë të gjata të personave mbi 65 vjeç për të marrë vaksinën anti-Covid-19

dardanianews