16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon ashpër një komisionere: Po votojnë kah 3-4 herë, anuloni zgjedhjet në këtë vendvotim

Komisionerja në Mitrovicën e Veriut, Sara Xhaka ka thënë se serbët janë duke votuar nga 2-3 herë e 3-4 herë, raporton Gazeta Express.

“Anuloni zgjedhjet ne kete qender votimi sepse jane qu ne kembe serbet qe me mashtrime m’i ngrit votat ne qiell!Jam e gatshme edhe me deshmu ne gjykate a ku eshte nevoja!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ne qendren e votimit “Aziz Sylejmani” (e njohur si Sfeti Sava) ne pjesen veriore te Mitrovices, plot serbe jane duke votuar 2-3 per person, e besa do edhe ka 3-4 here!

Une jom komisionere tek dhenia dhe vulosja e fletevotimeve dhe nje shqiptare tjeter eshte tek kutia e votimit, kurse te gjithe komisioneret tjere ne tavoline jane serb-foles.

Po bashkepunojne komisionerja qe kontrollon gishtat tek dera, me komisionerin tek libri i leternjoftimeve, dhe me komisioneren per sperkatje gishtash e cila nuk po u sperkat gishtat vetem po ua afron sperkatesin.

Poashtu e kemi kryesuesin serb-foles, i cili sic e pashe ishte shume mire ne dijeni dhe per me teper, po bashkepunon me ta.

Nuk ka asnje pale te trete vezhguese pervec nje dy vezhgueseve te partive kosovare.

As nuk eshte OSCE sic pritej, por as nuk eshte Demokracia ne veprim.

Une bari nuk po ha, edhe para syve te mije po vine me votu. Per dy here munen me tu perzi, ama 3-4 here i njejti njeri, tybe as maska nuk po ju nimon, se syte shigjete i kom.

E ndala ni femen se lashe me votu edhe ju thashe ka votu ma heret, iku meniher ajo femna se u tut, e kta serbet metem pa tekst, edhe qysh ke rendi tu prit te dera jone, u shprazen, krejt ftyra te njohura.

Shkova ne banjo, te njejtin tu prit te dera ne klasen tjeter!

#Anuloni zgjedhjet ne kete qender votimi sepse jane qu ne kembe serbet qe me mashtrime m’i ngrit votat ne qiell!

Jam e gatshme edhe me deshmu ne gjykate a ku eshte nevoja!

Shperndajeni kete status sa ma shume ju lutem qe me mberri zeri ne KQZ! #RepublikaeKosoves

 

 

 

 

Related posts

Nuk i japin pensionin se ka kaluar moshën, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me jetë, bëj punët që më takojnë

dardanianews

Lajmi i fundit: Avokati Halilaj thotë se i është bërë atentat: Kam plagë në trup, më gjuajtën për të më vrarë

dardanianews

Pamjet e fjalimit të Mbappes pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës tregojnë mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm

dardanianews