November 2, 2026
DardaniaNews
Lajme

E plagosur në luftë, e harruar nga shteti, motra e Leotrimit, Fatmirja, ende pa të drejtat që i takojnë

⭕️ Motra e Letorim Ahmetit ende pa statusin e të plagosurve të luftës

Edhe pas 28 vitesh nga plagosja e saj gjatë luftës, Fatmire Ahmeti nga fshati Rezallë i Skenderajt vazhdon të mos e gëzojë statusin e të plagosurve të luftës.

Fatmirja është motra e Letorim Ahmetit, fëmijës së vrarë gjatë luftës. Në të njëjtën ditë, ajo u plagos rëndë, duke pësuar lëndime në të dy këmbët dhe në kokë.

Pasojat fizike dhe shëndetësore e kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa krahas tyre ajo është përballur edhe me një proces të gjatë institucional për njohjen e të drejtave që i takojnë me ligj.

Pavarësisht dokumentacionit dhe dëshmive që vërtetojnë plagosjen e saj, procedurat për njohjen e këtij statusi nuk janë përmbyllur ende, as pas gati tri dekadash.

Related posts

Një parti kundër Haki Abazit, nesër propozojnë shkarkimin e tij në Kuvend

dardanianews

Kurti përplaset me Bërnabiq në Tiranë: Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?

dardanianews

I-sh Ambasadori Holandez poshtërson Kryeministren Serbe: Si mund të gënjesh kaq shum e pa turp!

dardanianews