3.2 C
New York
March 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

E pranon ish-hetuesi policor: Kemi pas informata nga ndërkombëtarë se Gani Geci ishte cak i sulmeve nga një grup i rrezikshëm

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, të hënën ka dëshmuar në gjykimin ku Gani Geci është duke u akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Gani Gecit, avokatit Ndrecë Dodaj, Mehmeti tha se ka punuar si zyrtar policor nga viti 2000 deri në vitin 2010, gjatë të cilës kohë tha se kanë pasur informacione nga ndërkombëtarët se Geci kishte qenë cak i përhershëm i sulmeve deri në vitin 2004.

“A mundesh me na shpjegu nëse të kujtohet, prej kujt saktësisht apo afërsisht ka qenë i rrezikuar Gani Geci”, ishte pyetja e avokatit Dodaj drejtuar dëshmitarit Mehmeti.“Ne kemi pasur informacione operative nga zyrtarët policorë ndërkombëtarë dhe njësive ndërkombëtare se Gani Geci ka qenë caku i përhershëm i sulmeve deri në vitin 2004, nuk kemi pasur informacione konkrete kështu që, ne të gjitha vrasjet i kemi trajtuar si enigmatike”, tha dëshmitari.
Mehmeti tha se nga janari i vitit 2004 kishin marrë informacione për një grup të rrezikshëm pjesë e të cilit tha se kishte qenë edhe i ndjeri, Ruzhdi Shaqiri.

“Për këtë nga janari i vitit 2004, kemi ardhur të informacionet se një grup i strukturuar ekstrem i rrezikshëm janë duke i kryer këto vrasje, në mesin e të cilëve ka qenë edhe personi i cili tash është viktimë Ruzhdi Shaqiri.

Në këtë grup të gjithë kanë pasur dy ose tri identitete. Ne si hetues atëherë kemi pasur informacione por asnjëherë nuk kemi arritur të gjejmë dëshmi materiale për shkak se veprat penale të kryera janë kryer në mënyrë profesionale”, ka thënë dëshmitari Mehmeti.I akuzuari Geci e pyeti dëshmitarin nëse kishte qenë i kërcënuar ndonjëherë, pasi që siç tha, i ka hetuar vrasjet politike, me dëshmitarin Mehmeti që u përgjigj se kishte pasur kërcënime.“Po prej ditës kur jam transferuar në njësi të vrasjeve të ftohta e kam ditë sigurt se mund të jem i vrarë”, tha Mehmeti.

I pyetur nga prokurori Naim Beka, se interesimi për sigurinë e të pandehurit Gani, a është bërë me kërkesë të tij apo ex-officio, dëshmitari tha se një gjë e tillë ishte bërë ex-officio dhe se për këtë, ai tha se i akuzuari Geci nuk kishte qenë në dijeni.

 

 

Related posts

Eskalon Andi Bushati: Halil Matoshi është belban që punon për një bodigard

dardanianews

Shpërthen ish-agjenti i SHIK-ut ndaj Hashim Thaçit, ka disa pyetje për të kaluarën e tij: Pse UDB-ja e liroi Ganiun, a t’u shpërblye…

dardanianews

MSh’ja publikon videon se si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

dardanianews