19.8 C
New York
October 10, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë, kjo është gruaja shtatzënë që dyshohet se u vra mbrëmë në Malishevë nga burri i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve burri ka privuar nga jeta bashkëshortën e tij të moshës 25-vjeçare e cila ishte edhe shtatzanë.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij.

Po ashtu sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të datës 24 gusht 2026, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy persona nga rajoni i Malishevës.

“Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi tjetër, mashkull, 26-vjeçar, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.”, thuhet në njoftim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar./Indeksonline

Related posts

Mos Bëni Panik: Miell Ka Me Shumicë Në Mitrovicë

dardanianews

7 TË SHËRUAR DHE 98 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Flet Jakup Krasniqi – jep mendimin e tij çfarë mendimi do të japë Gjykata Kushtetuese

dardanianews