8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-Kryeadministratori Reucker shkruan libër për Kosovën, tregon për raportet me ish-Presidentin Sejdiu

ur në shtatorin e vitit 2006, gjermani Joachim Reucker, mori pozitën e Kryeadministrarit në Kosovë, deklaratën e parë që pati dhënë është se s’ka ndarje të shtetit kosovar. Të njëjtin qëndrim e kishte shprehur kur kishte përfunduar mandatin pas shpalljes së pavarësisë.

Tri vite më vonë, gjermani ka publikuar një libër të kujtimeve, ku shkruan edhe për personalitetet në Kosovë.

Në librin “Standards and status”, Reucker, shkruan se liderët e Kosovës pavarësisht dallimeve që kishin në dialogun me Serbinë ishin të unifikuar.

“Në fakt, përgjatë gjithë pregatitjeve, marrëdhëniet në mes liderëve shqiptarë ishin të mbushura me tensione. Megjithatë, tensionet eventualisht do të përmbaheshin dhe ata do të flisnin me të njëjtën gjuhë kur ballafaqoheshin me Beogradin”, shkruan ai në faqen 48.

Aty, i përshkruan edhe raportet me Ish-Presidentin Fatmir Sejdiun, i cili kishte marrë pozitën e Shefit të Shtetit pasi kishte vdekur Ibrahim Rugova.

“Shkurt pas fillimit të përgatitjeve, në janar të vitit 2006 Rugova vdiq dhe me një tranzicion të lehtë Fatmir Sejdiu do të bëhej President I Kosovës. Një profesor i Juridikut në Universitetin e Prishtinës, Sejdiu do të vazhdonte të mbante pozitën përgjatë mandatit tim në Kosovë. Pozicioni i tij si kryetari I ri I LDK-së, duke përcjellë Rugovën do të “ngrihej”, në sensin që “nuk do të ushtrohej” pasiqë Korniza Kushtetuese kërkonte që Presidenti mos të ushtronte një pozicion të tillë”, ka shkruar Reucker.

Sipas tij, Fatmir Sejdiu ishte e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit.

“Nuk ishte e vështirë të zhvilloja një marrëdhënie solide profesionale dhe personale me Presidentin Sejdiu. Ai është një person shumë i pëlqyeshëm, modest, me këmbë në tokë, më një të folur të butë, me një intëlekt të mprehtë dhe një sens të mirë të humorit. Me fjalë tjera, ai është e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit. Pa vonuar shumë, ne e kuptuam njëri tjetrin, gjithashtu në rolet tona të ndryshme”, ka shtuar ai.
Fatmir Sejdiu ishte President i Parë i Kosovës pas pavarësisë. Shef i shtetit ishte bërë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Kishte mbajtur pozitat më të larta në LDK përfshirë edhe pozitën e Kryetrarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Fatmir Sejdiu ishte President i Parë i Kosovës pas pavarësisë. Ishte bërë Shef i shtetit pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Sejdiu ka mbajtur pozitat më të larta në LDK përfshirë edhe pozitën e Kryetrarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm te Partise.

Reucker ishte Përfaqësues Special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara pozitë kjo e përcaktuar në Rezolutën 12/44 me të cilën ishte dhënë fund luftës në Kosovë, e cila kishte kaluar në administrim ndërkombëtar.

Related posts

Serbëve për njohje me shqiptaret iu kushton 3 mijë euro – procedura ka tre hapa, e dasma mund të kryhet për disa javë

dardanianews

Ndryshon moti, ftohtë me shi e borë

dardanianews

Toka s’gjen qetësi! Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës

dardanianews