October 23, 2025
DardaniaNews
FeaturedSport

Ekipi i Spanjës niset për Kosovë, e injoron emrin e shtetit tonë

 

Ekipi i kombëtares së Spanjës është nisur për në Kosovë, ku do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në një postim në profilin e tyre në Twitter, kombëtarja e Spanjës tha se po nisen për në Prishtinë, por pa e përmendur fare emrin e Kosovës, shtetit ndaj të cilit do të zhvillojnë ndeshje me të drejta të barabarta, shkruan Gazeta Express.

“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes Kosovës dhe Spanjës përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”. /Gazeta Express/

Related posts

Milaim Zeka i reagon ashpër Vulinit pasi ky i fundit ka fyer presidenten Osmani

dardanianews

“Po dojnë me ma këput rrymën” – Reagimi i qytetarit kur ia paguajnë rrymën dhe ia dhurojnë një zarf me para

dardanianews

Shkencetarja e Oxfordit: Nëse çdo gjë ecën mirë, vaksina është e gatshme në shtator

dardanianews