25.4 C
New York
August 20, 2022
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ekskluzive: Audio-incizim i Glauk Konjufcës, shpërfaqen pakënaqësit me Vetëvendosjen dhe BE-në

Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, ishte një prej protagonistëve në mbledhjen e janarit të vitit 2018, kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ndarë në dysh. Demokracia.com, ndër të tjera, ka siguruar edhe audio-incizimin e kësaj mbledhjeje, ku Konjufca kishte folur i pari. Derisa kërkonte të dinte se ku po qëndronte problemi me dorëheqjet, Konjufca kishte treguar për disa pakënaqësi e kritika që vetë ai i kishte për Lëvizjen Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar audio-incizimin e takimit të fundit të kryesisë së LVV-së, para se këtij subjekti politik t’i iknin shumica e figurave kryesore.

Glauk Konjufca e kishte hapur mbledhjen ndërmjet kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar të LVV-së, ku kërkonte të dinte sesi erdhi situata deri te një prej përçarjeve më të mëdha të partisë, duke i pyetur anëtarët e dorëhequr se ku qëndronte problemi.

Konjufca flet kryesisht në vetën e parë, duke iu referuar edhe kolegëve të tij që e njohin “pak më thellë dhe më intimisht”.

“Unë për vete kam qenë gjithmonë njëri prej kritikëve të LVV-së. Për ata që më njohin pak më thellë dhe më intimisht, unë nuk e konsideroj gjithmonë vetveten si njëfarë kritiku që kam qenë i LVV-së. Kritika ime ndaj LVV-së është zhvillu vetëm në rrethe të ngushta. Nuk kam dashtë ajo me u bë pjesë e betejave politike të tjetërkujt. E kam mbajt vetëm mes miqsh, disa prej tyre që janë këtu. Natyrisht që secili prej juve i keni pas brengat edhe ato mospajtimet me LVV-në. Ato i kam pasur edhe unë dhe i kam ende. Mirëpo, gjithmonë kam vepruar sipas parimit që gjërat që i kemi bërë të domosdoshme dhe të mira, janë më të rëndësishme se ato që mund t’i kemi bërë gabim”, dëgjohet duke thënë Konjufca, raporton Demokracia.com.

Ndërsa, në një moment tjetër, Konjufca dëgjohet duke ua shpjeguar anëtarëve të dorëhequr edhe disa probleme që i kishte me LVV-në, ku tregon se jo gjithmonë i kishte respektuar aksionet e ndërmarra nga partia, të cilat gjatë kohës sa ishin në opozitë kanë qenë të shumta.

“Qaq kam pasë problem me LVV-në ndonjëherë, nuk i kam respektuar disa aksione. Një aktivist më pat dhënë patligjan me gjuajt Robert Cooperin (ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet teknike Kosovë–Serbi), nuk kam gjuajtur. Unë nuk mendoj që ajo është mirë, por ia rezervoj vetes deri diku si të veproj sipas mendjes time dhe pajtueshmërisë së shumicës”, dëgjohet duke thënë Konjufca.

Related posts

Gani Geci: LVV është pjell e PDK -së dhe të se te dya bashkë e kan nanë LPK -në

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Edhe 32 të prekur nga koronavirusi

dardanianews

Lajmi i fundit: 10 raste të reja me COVID-19, shkon në 387 numri i të infektuarve në Kosovë

dardanianews