24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që therën për vdekje 41-vjeçarin në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Vrasje”.

Musliu dhe Bajrami janë prangosur në hyrje të Vushtrrisë, ku Policia i ka kapur në flagrancë derisa po tentonin t’ia mbathnin, për t’iu shpëtuar arrestimit.

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se është sekuestruar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë me detaje lidhur me këtë ngjarje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Related posts

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë

dardanianews

Vëllai abuzoi me motrat e tij të vogla për vite me radhë

dardanianews

Skandaloze, dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush

dardanianews