11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
EkskluziveFeatured

Ekskluzive: video e papublikuar më parë, Rugova i sëmurë dhe tepër i revoltuar do të deklaronte: “Kompromis për Kosovën është vetëm pavarësia”

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova ishte i vendosur dhe  konsistent në qëndrimet e tij në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Për këtë e dëshmon më së  miri kjo video të cilën po e publikojmë ekskluzivisht për  herë të parë për lexuesit e DardaniaNews.

Ngjarja ka ndodhur kah fundi i vitit 2005, kur presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri dhe ishte në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve te jashtme të Republikës së Çekisë, Cyril Svoboda. I cili gjatë konferencës për shtyp e përmend autonominë e Kosovës si zgjidhje kompromisi në mes të  Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Rugova e humb qetësinë e politikanit si rrallë herë dhe reagon në mënyrë të revoltuar, duke u shprehur kështu: “pavarësia e Kosovës është Kompromis dhe optimum i të gjithë shqiptarëve në rajon”. /dardanianews.com/

Për me tepër, këtu mund të shikoni videon e ilustruar për ju:

Related posts

“Eskalon” situata mes Milaim Zekës dhe Vetëvendosjes, ish-deputeti me akuza të rënda për partinë e Albin Kurtit

dardanianews

Lajmi i fundit: Vdesin 3 anëtarë të një familje nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

dardanianews

Marca: Aktori amerikan që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

dardanianews