3.1 C
New York
February 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eqrem Kryeziu nuk rri krejt i qetë në Prizren, përcaktohet se cilin krah në LDK e mbështet

Ish-zyrtari i lartë i LDK’së, Eqrem Kryeziu, mbështet qëndrimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, ditë kur u rrëzua Qeveria Kurti, mocionin ndaj të cilës e kundërshtoi Osmani,, ashtu siç doli kundër që LDK’ja të bashkëpunojë me partitë e PAN’it.

Kryeziu, që kohë pas kohe përmes figurave letrare ka thumbuar udhëheqësinë e tanishme të LDK’së, sot ka shkruar direkt se nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me mocionin pë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ish-zyrtari i LDK’së thotë se miqtë e tij në LDK, që kishin qëndrim të kundër me Osmanin, nuk duhet t’u mbetet hatri, sepse sipas Kryeziut, ata janë janë shumica.

“Nuk është e ndershme po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në Lidhjen Demokratike të Kosovës që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund tangushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, ka shkruar Kryeziu.

Related posts

Kjo është gruaja që mund t’i jep fund karrierës politike të Vuçiqit – ajo di shumëçka rreth presidentit serb

dardanianews

Osmani i godet LDK-në e Hotin: Përdhosët vullnetin e qytetarëve, i jeni kundërvënë popullit

dardanianews

BBVA me njoftim qesharak, pretendon se me Ledion Liçon ka kaluar edicionin e Luiz Ejllit

dardanianews