15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eskalon Andi Bushati: Halil Matoshi është belban që punon për një bodigard

Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, i ka kthyer një përgjigje të shkurtër gazetarit nga Kosova Halil Matoshit pasi ky i fundit e denoncoi thirrjen e tij për revoltë e dhunë.

Bushati në një shkrim të para disa ditëve bënte thirrje për revoltë te militantët e Lëvizjes Vetëvendosje pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kësaj here ai ka fyer gazetarin me përvojë nga Kosova, Halil Matoshin.

“Nuk e dija që ky Halil Matoshi ishte edhe gagaç nga mendja. Të ngatërrosh revoltën ndaj padrejtësisë me gjakderdhjen do të thotë se ke punuar për shumë kohë si çirak i një bodigardi,” shkroi Bushati.

Gagaç nga fjalori i shqipes definohet ai që i merret goja e belbëzon.

Ndërkohë, z.Matoshi e kishte akuzuar Bushatin se kishte kërkuar gjakderdhje në Prishtinë, me thirrjet e tij për revoltë.

Related posts

Ukraina i doli “dardhë me bisht”: Putini synoi fitore të shpejtë, tash pranon vitet e vështira për Rusinë.

dardanianews

NATO-ja i bën gati anijet dhe aeroplanët luftarakë për Rusinë

dardanianews

Vrasja e gruas 21 vjeçare në Ferizaj: Dorasi ishte “shok me Dardan Krivaqën”

dardanianews