12.9 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
Lajme

Fatos Klosi rrëfehet si asnjëherë më parë: Si donte të më arrestonte Pandeli Majko për dy snajpera që do i shkonin UÇK-së…

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka rrëfyer se në kohën që Pandeli Majko ishte kryeministër, donte ta arrestonte për sy snajpera që do i shkonin UÇK-së.

Rrëfimin e tij, Klosi e bëri në emisionin “N’Demos”, ku u shpreh se snajperat po vinin nga Chicago në Tiranë.

Ai tha se ky veprim i Majkos mund të vinte nga frika apo dëshira për tu dukur para ndërkombëtarëve se po bënte detyrën e tij.

Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij po mos e thoni këtë se është qesharake, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës e do i shkonin UÇK-së, vinin nga Chicago kalonin të gjitha aeroportet se nga Chicago nuk ka fluturim direkt në Tiranë dhe kalonin nga New York në Zyrih dhe me pas në Tiranë, domethënë që kishte një opinion të përgjithshëm që po luftohej për pavarësi, nuk ishin terroristë.

Pyetje: A ishte ky pengesa kryesore apo kishte dhe të tjerë më vonë ose më herët?

Klosi: Ky nuk e di a kishte frikë, apo dëshirë për tu dukur para të huajve që ky po bënte detyrën si kryeministër, nuk e di ishte kryeministër 30 vjeç, puna e parë që kishte bërë ishte kryeministër.

360grade.al

Related posts

Nëna punëson vrasës me pagesë për të ekzekutuar fëmijët e saj, shkak bëhet trashëgimia

dardanianews

Bekim Jashari me reagim të ashpër ndaj Sami Lushtakut: Edhe në luftë paske ndihmuar me qëllime fyese e denigruese

dardanianews

Gazetari britanik shpërthen ndaj shqiptarëve që festuan ditën e Pavarësisë në Londër: Ikën nga vendi i tyre vetëm me rrobat e trupit, sot po ngasin ‘Mercedes’

dardanianews