26.6 C
New York
September 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

FILOZOFI I VV-SË VAZHDON TË TALLET ME LUFTËN E HARADINAJT DHE VËLLEZËRVE TË TIJ

Hysamedin Feraj, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, është tallur me luftën e vëllezërve Haradinaj në Kosovë, përfshirë Ramush Haradinajn, që ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së.

Në një shkrim në Facebook, disa orë pasi i quajti “pro-serb” politikanët Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi dhe pronarët e mediave Parim Olluri e Berat Buzhala, Feraj ka thënë se lufta e Haradinajt dhe e vëllezërve të tij nuk përbën argument që të mos e quajë atë “pro-serb”.

“Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)?”, thotë Feraj.
Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën. Pse duhet të mos presim ta bëj prapë dhe po bashkërisht me ta?”, shkruan ai.

Në një shkrim skandaloz në Facebook të hënën pasdite, në të cilin e ka akuzuar si “pro-rus” zyrtarin e lartë të administratës Trump, Hysamedin Feraj ka linçuar edhe pronarë mediash.

Ka thënë se Grenelli dhe mediat po lobojnë për “kthimin e pjesshëm ose të plotë të Serbisë në Kosovë”.

Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë”, ka shkruar Feraj.

Related posts

Video: NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë!/Polonia paralajmëron Putin për armët kimike

dardanianews

Jozi reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi: Uroj që Zoti t’ju jap forcë

dardanianews

Haxhi Avdyli për herë të parë e përmend haptas partinë e re me Vjosa Osmanin

dardanianews