0.8 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Forcat pro-serbe bllokojnë rrugët në Mal të Zi dhe brohorasin emrin e Putinit

Forcat pro-serbe të Frontit Demokratik kanë dalur rrugëve të Malit të Zi duke i bllokuar ato dhe duke kënduar emrin e Vladimir Putinit.

Analisti malazez, Ljubomir Filipovic, i cili paralajmëroi edhe protestat dhe vendet ku do të bllokohen rrugët gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se protestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.

Mbylljet e rrugëve të organizuara nga Fronti Demokratik pro-Rus janë parë në të gjithë Malin e Zi. Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin.”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë mbajtur protesta tash e një kohë prej që ka rënë qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, falë mocionit të nisur nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviq.

Rusia ka nisur agresionit kundër shtetit të Ukrainës sot, në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Pjesë e reagimeve ishte edhe shteti i Malit të Zi.  /Gazeta Express/

 

 

Related posts

Haziri: Urime për presidenten

dardanianews

Anton Quni si kurrë më parë i kundërpërgjigjet Vuçiqit për deklaratën për luftë

dardanianews

Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

dardanianews