February 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

FOTO: Ky është mërgimtari të cilin e sulmoi Armend Zemaj

Deputeti Armend Zemaj e sulmoi fizikisht një qytetar. Kjo pasi ky i fundit e ofendoi.

Fjala është për mërgimtarin Nuha Osmani.

Ai ka dhënë intervistë në RTK, ku ka kërkuar nga drejtësia të merret me këtë rast.

Bashkatdhetari Nuha Osmani ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur rasti, ndërkohë që kërkon që deputetët që sillen me arrogancë si Zemaj, fyejnë qytetarët dhe duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit e të mos merren fare me politikë.

“Ai më fyu. Unë iu afrova me e pyet çka po don. Ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërkuar që të kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mua për sjelljen e tij arrogante. Të gjitha të tjerat le t’i kryej drejtësia, nëse ka drejtësi”, tha ai.

Për të ndjekur procedurat ligjore, tani Osmani ka angazhuar edhe avokat.

Liridon Kutllovci, avokat, theksoi se nga hetimet vetëm të zbardhet e vërteta, i mbrojturi im do të vazhdoj me të gjitha procedurat ligjore deri në fund.

Rasti tashmë është proceduar tutje në polici. Lidhur me incidentin, palët e përfshira janë intervistuar dhe pritet që lënda të procedohet tutje.

Related posts

Naser Rugova i reagon Isa Mustafës: Ne do të ecim përpara pa ju

dardanianews

Arrestohet edhe Nasim Haradinaj nga hetuesit e Speciales

dardanianews

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të ‘dembelizmit’ në Europë në 2020-tën

dardanianews