27.5 C
New York
August 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

KORONAVIRUSI- MINISTRI VITIA TREGON SE KUR DO TË HAPEN KAFITERITË

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kur planifikohet hapja e kafeterive e restauranteve.

Në Rubikon në Klan Kosova, Vitia tha që kanë vendosur që nëse gjithçka shkon në rregull, kafet të fillojnë të hapen prej 1 qershorit.

E për këtë punë edhe është diskutuar sot në takimin në mes të Vitisë dhe Shoqatës së Gastronomëve.

E pas takimit që Vitia pati me të dhe Odat Ekonomike, tha që është menduar që hapja e kafeterive e restauranteve të mund të filloj më 1 qershor.

Megjithatë, Vitia tha që edhe në këtë rast duhet të ketë masa sikurse të kufizohet numri i tavolinave e të ruhet distanca mes tavolinave e personave në të njëjtën tavolinë.

E kur është pyetur për klubet e natës e ahengjet në masë ka thënë që njëherë është herë, si për to ashtu edhe për pishinat e aeroportet.

Related posts

Tensionet globale: A po na çojnë veprimet e Putinit drejt një konflikti të ri botëror?

dardanianews

Zgjohet shpresë, nafta bie për 17 cent, benzina 35 cent më lirë

dardanianews

“Ia lidhi duart me pranga për shtylle”, djali i Kolë Berishës rrëfen si e torturoi njeriu i afërt i Albulena Haxhiut babain e tij

dardanianews