6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Foto që ta copëton zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë sulmon vrasësin 16 MINUTA MË PARË

Vazhdon edhe më tutje të jetë kryetemë te mediat poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar.

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, e vrarë nga një polic që po drejtonte skafin e tij në plazhin e Potamit, ka ngjallur shumë reagime.

Pamjet e babait që sulmoi vrasësin e më pas vendosi duart mbi kokë, gjithashtu morën dhenë, me ç’rast vërshuan kritikat ndaj shtetit shqiptar, që është nga të vetmit ku personat e pasionuar pas motorave të ujit afrohen deri te vendqëndrimi në bregdet.

I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” hodhi kritika ndaj shtetit, duke thënë se në plazhet e Shqipërisë nuk ka siguri.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. Sb”, shkroi kreu opozitar.

Përveç Berishës, për rastin u deklarua edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ai duke thënë se pa folur për rastin në veçanti duke mos pasur më tepër informacione, publikoi një video, duke thënë se kjo është një histori e paralajmëruar tash e një kohë.

“Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere”, tha ndër të tjerash Fevziu,

Related posts

Analistja franceze përhap propagandë në një TV: Kosova është e ‘kolonizuar’ nga shqiptarët mysliman, është e serbëve ortodoks

dardanianews

Lajmi fundit: Tërmet në Kosovë

dardanianews

Diktatori Enver Hoxha, figura ‘legjendare’ e këngës të rapsodëve kosovarë

dardanianews