3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Franca dëbon shqiptarin që shpëtoi 8-vjeçarin nga zjarri

Akti heroik i Roland Aliut, shqiptarit që hyri mes flakëve për të shpëtuar një 8-vjeçar në Poiters të Francës nuk ka mjaftuar që i riu t’i shpëtojë urdhrit për dëbim nga territori francez.

Shumë banorë të zonës e kanë cilësuar si një vendim të padrejtë e për këtë arsye në mbështetje të tij, është paralajmëruar një tubim i cili do të mbahet përballë prefekturës në 7 janar.

Në 3 shkurt të 2022-shit, i riu shqiptar bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në Francë për shkak të aktit heroik që ndërmori duke rrezikuar jetën e tij, e madje ekipet e shpëtimit i dhanë atij medaljen e artë në korrik të vitit të kaluar.

Roland Aliu shpresonte se do të merrte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat qysh më herët, por më 9 dhjetor, autoritetet franceze e njoftojnë se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.

Sipas vendimit të argumentuar të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.

Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin. Së bashku me të, nëse protesta e 7 janarit nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, do të kthehen drejtë Shqipërisë prindërit dhe vëllai i tij, njofton euronewsal.

Related posts

A është shkarkuar nga pozita e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi? Përgjigjet Richard Grenell

dardanianews

Befasi e madhe, Mësohet partia e Vjosa Osmanit, ajo prishet keq me Isa Mustafen

dardanianews

Infektologu Tolaj jep lajmin e mirë: Për herë të parë që nga fillimi, pandemisë po i shihet fundi

dardanianews