19.4 C
New York
July 8, 2026
DardaniaNews
Lajme

Frikë për luftë në Ballkan? 12 kongresmenë në SHBA bëjnë levizjen urgjente për shqiptarët! Çfarë po ndodh

Shtetet e Bashkuara të mos pakësojnë numrin e ushtarëve në Kosovë”. Ishte kjo thirrja e qartë dhe e drejtpërdrejtë nga kongresmenë dhe senatorë, republikanë e demokratë, ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, përmes një letre drejtuar atij. Ata shprehin shqetësim të thellë mbi raportimet se administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton të tërheqë një pjesë të ushtarëve nga misioni i KFOR-it.

“Në një kohë të brishtësisë së shtuar politike dhe të rritjes së ndikimit dashakeq në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Ju bëjmë thirrje të ruani nivelin e forcave amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të ShBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letrën e 12 Kongresmenëve dhe Senatorëve.Ligjvënësit amerikanë theksojnë se pakësimi i personelit ushtarak do të ndikonte dialogun Prishtinë-Beograd dhe do të krijonte mundësi për aktorë të rrëzikshëm për të destabilizuar rajonin.

“Mbi të gjitha, Rusia ka bllokuar aktivisht njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke marrë shkas nga kjo, inteligjenca tregon se nuk ka ndryshim në ndikimin malinj të Rusisë në rajon, prandaj ne nuk duhet të ulim numrin e trupave të SHBA dhe të krijojmë hapësirë shtesë për aktivitetin e Rusisë”, vijon letra e 12 Kongresmenëve dhe Senatorëve.

Related posts

Daut Haradinaj: Të gjitha krimet e UÇK-së i kam kryer unë

dardanianews

Mediumi serb citon një dokument në SHBA: Tri zgjidhje të mundshme për Kosovën

dardanianews

LAJME E FUNDIT: Rusia paralajmëron SHBA-në për pasoja katastrofike nëse sulmohet Irani(𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎)🚨🚨

dardanianews