8.2 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fyhet rëndë Adem Jashari nga vëllau i Avdyl Rexhepit: “Kush i ka thanë atij me dekë për Kosovë”, reagon OVL-ja!

Gazetari maqedon Zoran Bozhinovski, gjatë ditës së sotme, ka publikur një video, ku protagonist të videos janë, Qani Rexhepi vjehrri i djalit të Mulla Sulës, njëherit edhe shef i medresës, Kadri Krasniqi i punësuar në medresenë Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi, shkruan GazetaBlic.

Sipas publikimit të Bozhinovskit, personat në fjalë, duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL-UÇK e Kosovës, kënaqen me muzikë sërbisht në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë se: “Kush i ka thënë aty me vdekë për Kosovë”.

Kjo video tashmë i ka rënë në sy edhe kryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj tha për GazetaBlic se mirënjohja i është dhënë vëllaut të protagonistit të kësaj video, Qani Rexhepi, Avdyl Rexhepit.

Ai shton se nuk do të marrin masa ndaj Avdyl Rexhepit, pasi ai nuk është përgjegjës për veprimet e vëllaut të tij

“Mirënjohjen e ka marrë vëllau i tyre, Avdyl Rexhepi, dhe mirënjohjen që e ka marrë për kontributin e tij gjatë luftës, nuk ia revokojmë për shkak se ai që shihet në videon në fjalë është vëllau i Avdylit”.

Tutje Haradinaj thotë se ata kanë dyshime rreth kësaj video pasi është publikuar nga një gazetarë i cili sipas Haradinaj çdo gjë e nxerrë jashtë kontestit.

“Për shkak se videoja është publikuar nga gazetari në fjalë, ne kemi dyshime, ai dihet për veprimet dhe shkrimet e tij, por mesa duket vëllau i Avdylit dhe gazetari janë shokë”.

Haradinaj tutje nuk e komentoi përmbajen e videos ku fyhet rëndë Adem Jashari.

Në vazhdim ndiqeni videon në fjalë ku përdoren fjalët fyese ndaj Adem Jasharit!

Related posts

Gruaja dhe zhytësit që notojnë me peshkaqenin më të madh të botës (fotot)

dardanianews

Atak kardiak pas debatit me Putin/Çfarë po ndodh me ministrin e Mbrojtes së Rusisë

dardanianews

NË ZVICËR U THEMELUA KËSHILLI KRYESOR ORGANIZATIV PËR TË NDIHMUAR PUNIMIN DHE VENDOSJEN E SHTATORES SË HEROIT RRUSTEM BRUQI NË PEJË

dardanianews